top of page

5 arsye pse duhet që të filloni terapi

5 arsye pse duhet që të filloni terapi

1. Emocionet tuaja janë më të forta se zakonisht. 

Jeni të trishtuar, në ankth apo acaroheni më shpejt? Ndoshta jeni duke përjetuar stres, depresion apo mbingarkesë mendore – probleme të cilat mund të përmirësohen përmes trajtimit. Nëse jeni duke u tërhequr nga familjarët apo miqtë dhe po ushqeheni apo flini më pak se zakonisht, do të ishte e këshillueshme të linit një takim më një terapist. Kërkoni ndihmë para se sa kjo gjendje të fillojë të ndikojë negativisht.


2. Po filloni të keni zakone të pashëndetshme. 

Shpesh njerëzit përdorin drogërat, alkolin, seksin apo ushqimin si një mënyrë për të përballuar emocionet negative. Nëse vini re se po kaloni një periudhë të vështirë dhe e keni të pamundur të kontrolloni këto sjellje, një psikolog mund t’ju ndihmojë të gjeni mekanizma përballues më të shëndetshëm. 


3. Keni mendime negative më shumë se më parë. 

A keni patur mendime negative së fundmi, mbi veten, persona të tjerë apo situata të caktuara? Nëse kjo po ndodh, është e rëndësishme të flisni me dikë. Një terapist mund t’ju ndihmojë të gjeni mënyra se si të qetësoheni dhe të rekalsoni mendjen tuaj. Terapisti ju ndihmon gjithashtu të ndiheni të sigurt dhe të sfidoni mendimet vetvrasëse.


4. Emocionet tuaja po ju pengojnë në përditshmëri. 

Ndiheni sikur jeni duke humbur kontrollin? Ndoshta emocionet tuaja janë duke ju penguar apo ndaluar të bëni gjërat që keni dëshirë. Ndoshta jeni duke u ndierë më të acaruar se më parë duke shpërthyer ndaj familjarëve apo kolegëve. Shpesh, reagimet dhe emocionet tona nuk janë të lehta për tu menaxhuar dhe nuk kuptojmë dot se pse ndihemi ashtu siç ndihemi. Procesi terapeutik ju ndihmon të flisni më gjërë për këtë, duke zbuluar çështjet që fshihen në pavetëdijen tuaj dhe ju mëson teknika përballuese që të menaxhoni më mirë emocionet.


5. Keni humbur diçka me shumë vlerë

Kur humbet diçka që e do – një punë, një marrëdhënie, një njeri të dashur, një aspekt të jetës së shëndetshmë, një kafshë shtëpiake, në të njëjtën kohë mund të humbisni një pjesë të vetëvlerësimit që kjo gje dikur ju jepte. Ju humbisni ndjesinë e qëndrueshmërisë apo lidhjes që ajo ju jepte dhe është e natyrshme të vuani për humbjen tuaj. Mund të përjetoni gjithashtu ankth apo depresion. Një terapist i mirë ju ndihmon të gjeni një mënyrë për të ecur përpara dhe të kuptoni e pranoni atë që ndodhi. 

Marrë nga: https://accesshc.org.au/should-you-try-therapy

© 2024 by Armela Qafoku 

bottom of page