top of page

Si të kuptoj nëse kam nevojë për terapi?

Si të kuptoj nëse kam nevojë për terapi?

Shumë prej nesh kalojnë periudha sfiduese në momente të caktuara në jetë dhe këto sfida mund të përfshijnë stress në punë, vështirësi me një partner romantic apo probleme me një anëtar të familjes. Ato mund të përfshijnë gjithashtu simptoma emocionale si depresion apo ankth, probleme me sjelljen apo simptoma konjitive si mendime përsëritëse, mendime negative apo shqetësim i tepërt mbi situatën. Ndonjëherë zgjidhja është të kujdesemi më mirë për veten apo të flasim më në mik apo familjar që të mund të na ofrojë mbështetje. 


Por mund të ketë raste kur këto hapa nuk e zgjidhin problemin dhe do të ishte e këshillueshme të konsideronim të kontaktonim një profesionist të shëndetit mendor për një ndihmë të specializuar. Dy udhëzuesit e përgjithshëm që mund t’ju ndihmojnë të kuptoni nëse ju apo dikush që e keni përzemër mund të përfitonte nga terapia, janë: 

  1. A është duke ju shkaktuar stres problemi? 

  2. A është duke ndikuar në disa aspekte të jetës suaj? 

Vini re se ju apo persona të afërm me ju janë vazhdimisht duke menduar dhe duke u shqetësuar nga problemi, ndiheni se kjo gjë po ul cilësinë e jetës tuaj si dhe shihni të nevojshme ta mbani të fshehtë problemin që të mos e marrin vesh të tjerët? 


Nëse flasim për ndërhyrjen, a vini re se ju apo persona të afërm me ju janë duke hequr dorë nga ambicie të caktuara në lidhje me edukimin apo punën, janë duke riorganizuar jetën e tyre me qëllim përshtatjen me problemin apo janë duke shpenzuar shumë kohë nga përditshmëria duke u marrë me problemin (rreth më shumë se 1 orë në ditë)? 


Nëse përgjigjja është ‘Po’ atëherë do të ishte e këshillueshme të provonit të flisnit me një psikolog profesionist.


Ju mund të keni provuar të punoni vetë me problemin apo të flisni me familjarë apo miq, por nëse ende vazhdoni të shqetësoheni nga problemi, kërkimi i ndihmës profesionale është një hap drejt zgjidhjes së tij. 


Mbani mend! Ndonjëherë problemi mund të mos jetë aq bezdisës apo t’ju mërzisë aq shumë saç bezdis apo mërzit të afërmit tuaj apo ata që keni pranë. Kjo nuk do të thotë se ata janë duke e tepruar apo zmadhuar reagimin e tyre ndaj problemit, por në fakt sugjeron se ju do duhej të pyesnit veten se pse ky problem i mërzit kaq shumë njerëzit që keni pranë. 


Sidoqoftë, vendimi për të filluar terapi është shumë personal! 


Marrë nga: 

https://www.apa.org/ptsd-guideline/patients-and-families/seeking-therapy

© 2024 by Armela Qafoku 

bottom of page